Njohësit e çështjeve politike në vend thonë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të kalojë në nivel presidentësh, pasi që, siç thonë ata, do të diskutohet për infrastrukturë, arsim, shëndetësi, etj.
Sipas tyre, dialogu duhet të zhvillohet nga ekipe me ekspertë të fushave dhe të drejtohet apo të mbikëqyret nga kryeministri i ri, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Dialogu Kosovë – Serbi, i nisur para 6 vjetëve dhe me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, duhet të udhëhiqet nga kryeministrat e dy vendeve dhe mos të kalojë në nivel presidentësh.
Kështu thonë njohësit e çështjeve politike, duke i komentuar disa deklarata se dialogu mes dy vendeve duhet të kalojë në nivel presidentësh tashmë kur në krye të këtyre institucioneve në Kosovë dhe në Serbi janë ish-kryeministrat Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq.
Thaçi para më shumë se një viti është zgjedhur president i Kosovës, pasi ka mbajtur dy mandate si kryeministër, ndërsa Vuçiq ditë më parë është betuar si president i Serbisë, duke kaluar po ashtu nga ekzekutivi i Serbisë.
Ish-shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, thotë për këtë gazetë se pasi që Ramush Haradinaj ta marrë drejtimin e Qeverisë së Kosovës, dialogu mes dy vendeve do t’i nënshtrohet një rikapitullimi.
“Nuk do të ketë rinisje të dialogut pa u bërë një rikapitullim i së kaluarës së tij. Pastaj është esenciale që të bëhet një kohë kornizë sa do të zgjasë tutje, duhet të parashihet njohja reciproke, temat duhet të jenë në nivel shtetesh, e jo siç ka qenë deri tani”, ka deklaruar Lekaj, duke shtuar se ka një mori çështjesh që duhet të riorganizohen në kuadër të dialogut.
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...