Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se duhet të jetë një format i ri i këtij procesi në të cilin sipas saj duhet të përfshihen edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo në një intervistë ka theksuar se një format i dialogut “Washington-Bruksel”, është e vetmja zgjidhje që sjellë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Ballkan dhe Evropë.
“Mendoj se duhet të ketë një dialog të ri, të formatit “Washington-Bruksel”, dhe jo ma vetëm Bruksel, për të arritur njohjen reciproke mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, ne kufijtë aktual. Kjo është e vetmja zgjidhje që sjellë një paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Ballkan dhe Evropë. Kjo zgjidhje është në interesin e të gjitha palëve, sepse mundëson hapjen e një kapitulli paqeje mes Kosovës dhe Serbisë dhe mes dy kombeve shqiptarëve dhe serbëve, duke mbyllur kapitullin e armiqësive. Në këtë kontekst problemi më i madh është Serbia e Vuçiqit, që po ndjek rrugën e Milosheviqit, në ëndrrat e sëmura për ta rikthyer hegjemoninë serbe në Ballkan, në një linjë me Putinin dhe veprimet e tij ndaj Ukrainës e vendeve tjera fqinje”.
Tahiri ka deklaruar se Qeveria Kurti ka dështuar në politikën e jashtme, duke shtuar se ky institucion është në defensivë diplomatike, dhe sipas saj duhet të brengosen për këtë.
Ish-zëvendëskryeministrja ka pohuar se Qeveria i ka cenuar marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-të. Ajo tregon se gabimet e Kurtit karshi Washingtonit zyrtar ia pamundësuan atij vizitën e parë në shtetin mik të Kosovës, shkruan KK.
“Në planin e politikës së jashtme kanë dështuar fare, janë në një defensivë diplomatike për të cilën duhet të brengosen dhe rishqyrtojnë pozicionin, janë pa asnjë veprimtari strategjike për të siguruar njohjet nga pesë vendet mosnjohëse të BE-së, që ka rëndësi të madhe për Kosovën, si dhe asnjë njohje nuk siguruan për këta muaj. Më rëndë se kaq është cenimi i marrëdhënieve të Kosovës me aleatin tonë strategjik SHBA-në, ku Qeveria Kurti bëri një varg gabimesh duke anuluar marrëveshjen e Washingtonit për të cilin presidenti amerikan Biden u shpreh se e mbështet, kundërshtoi gazjsellësin amerikan, duke mos ju përmbajtur seriozisht obligimeve dialoguese në Bruksel, gjë e cila mbylli rrugën e kryeministrit Kurti për të udhëtuar në SHBA, që u desh të jetë udhëtimi i parë i tij si një kryeministër i një shteti për të cilën SHBA dhe kontribut historik lirinë dhe pavarësinë tonë. Madje Presidenti Biden nuk e ftoi Kurtin ne Samitin për Demoraci duke ia bërë me dije se nuk je në rrugën e drejtë”.
“Sa i takon integrimeve evropiane dhe në NATO, këto procese varen nga reformat e mirëfillta evropiane të kësaj qeverie dhe ende është për të folur. Çështja e librelalizimit të vizave është një dështim dhe padrejtësi nga ana e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj, sepse vet BE në të gjitha nivelet ka konstatuar se Kosova i ka përmbushur kriteret. Megjithatë, janë Franca dhe Holanda që po bllokojnë këtë çështje duke kërkuar nga Kosova prova për ndëshkimin e korrupsionit të nivelit të lartë, dhe këto kërkesa janë të kamotshme, dhe nuk janë faj i vetëm kësaj qeverie”, ka thënë Tahiri.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...