Naser Ramadani, drejtor i IKSHP-së, dje, në Ditën Ndërkombëtare të Diabetit, ka thënë se do të lansojnë fushatën “Mbroje familjen tënde”, e cila ka për qëllim vetëdijesimin për pasojat e diabetit, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Në Ditën Ndërkombëtare të Diabetit Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHP), teksa ka shënuar këtë ditë me moton “Mbroje familjen tënde”, ka bërë të ditur se mbi 13 mijë kosovarë janë të prekur nga diabeti. Me shënimin e kësaj dite u kërkua angazhimi i të gjitha institucioneve për parandalimin e kësaj sëmundjeje.
Naser Ramadani, drejtor i IKSHP-së, me këtë rast ka thënë se do të lansojnë fushatën “Mbroje familjen tënde”, e cila ka për qëllim vetëdijesimin për pasojat e diabetit. Ai ka bërë të ditur se të dhënat flasin për një numër shumë të madh të pacientëve, që vuajnë nga kjo sëmundje. “Dita Botërore e Diabetit shënohet tradicionalisht në IKSHP me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me Shoqatën e Endokrinologeve. Të dhënat në kujdesin primar tregojnë se të prekur me diabet janë 13 mijë e 557 raste, 57,4 për qind e këtij numri janë femra.
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...