Google ADS

Dhurata Hoxha premton realizimin e prioriteteve institucionale dhe pritjet e qytetarëve

16:55 | 11 Shtator 2017
Arbresh.info

Ministrja e sapo emëruar e Integrimev evropiane, Dhurata Hoxha ka marrë detyrën e re duke u zotuar se “prioritetet institucionale dhe pritjet e qytetarëve të vendit tonë për liberalizimin e vizave do të realizohen”, ka theksuar sot, gjatë marrjes së detyrës së re.

Ministrja Hoxha ka theksuar se “krahas liberalizimit të vizave, prioritet imi është vijim i proceseve të zhvilluara deri më tani, si implementimi i MSA-së, qasja e Kosovës në Programet e BE-së, Reformat në pajtim me Agjendën Evropiane dhe reformat që ndërlidhen me proceset integruese evropiane”, ka shkruar ajo në rrjetin social.

Këtu është postimi i plotë i saj:

Sot, pranova detyrën e Ministres së Integrimeve Evropiane me besimin e plotë se prioritetet institucionale dhe pritjet e qytetarëve të vendit tonë për liberalizimin e vizave do të realizohen.

Krahas liberalizimit të vizave, prioritet imi është vijim i proceseve të zhvilluara deri më tani, si implementimi i MSA-së, qasja e Kosovës në Programet e BE-së, Reformat në pajtim me Agjendën Evropiane dhe reformat që ndërlidhen me proceset integruese evropiane.

Jam e vendosur për të çuar përpara agjendën e Integrimeve evropiane, konsensusit tonë nacional.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme