Prokuroria Speciale sot ka ngritur një aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj ish-ministres së Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha dhe katër personave të tjerë në dyshimin për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Në një përgjigje për portalin arbresh.info, Dhurata Hoxha tha se është e pafajshme dhe aktakuzën e ka quajtur të pabazë dhe të ngritur mbi teori konspirative dhe të fantazuar.
“Po me duket absurdet se si Prokuroria Speciale, një institucion serioz më u bazu në një teori konspirative në fantazi dhe shpifje mbi lobim për ndarje territoriale”, tha ajo.
Ajo deklaroi se nuk ka asnjë provë lidhur me akuzën që iu është bërë duke thënë se nuk ka keqpërdor as edhe një cent nga buxheti.
“Unë kam ngrit padi për shpifje ndaj gazetares në fjalë. Jam plotësisht e pafajshme ligji është respektuar në përpikmeri. Po me duket absudte se si pa fakte e pa prova me u ngrit një aktakuzë ku nuk ka asnjë dëshmi për keqpërdorim qoftë as edhe një cent”, tha Hoxha për portalin arbresh.info.
Gjesti, ende i inatosur me Xhenetën, nis debat me të në dhom...
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...