Google ADS

Dhurata, buzëqeshje e dashuri, “Superheronjtë” vizitojnë fëmijët në Klinikën e Pediatrisë

16:43 | 15 Dhjetor 2023
E.K

Fëmijët të cilët po trajtohen në Klinikën e Pediatrisë, sot nga dritarja kanë parë figura të ndryshme të “superheronjve”.

Me organizim të QKUK-së, Klubit “Alpin Prishtina” (KAP), organizatës “Care For Kosovo Kids” alpinisët e KAP, u lëshuan me litarë nëpër ballkonet dhe dritaret e Klinikës së Pediatrisë duke shpërndarë dhurata për fëmijët që po marrin trajtim mjekësor në QKUK.

Duke vlerësuar organizimin e këtij aktiviteti, drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi, tha se në kuadër të Listës Esenciale të barnave është rritur numri i tyre, e që do të mundësojnë trajtim më të mirë për fëmijët.

“ Aktivitete e tilla janë të mirëseardhura, ngase krahas trajtimit shëndetësor, fëmijët kanë neevojë edhe për trajtim shpirtëror”, u shpreh ai.

Mrika Karaçi, menaxhere për aktivitete në “Care for Kosovo Kids”, duke treguar për aktivitetin, theksoi se organizimi i tillë është bërë me qëlim të ngritjes së fondeve për trajtim të fëmijëve me kancer./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme