Po vazhdon Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.
Gjatë kësaj seance një debat ka ndodhur mes Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetes nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu.
Si fillim ishte Musliu që i reagoi deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejzës, e cila e ka përdorur termin femicid për dhunën ndaj grave që po ndodh në Kosovë.
Sipas Musliut, në Kosovë nuk ka femicid, por ka dhunë ndaj grave e cila duhet të ndëshkohet me ligj.
“Ju lutem kujt po i konvenon që shoqëria kosovare të konsiderohet si shoqëri femicide. Ka që vriten gra dhe burra, por nuk guxojmë në parlament ta quajmë femicid”. Duhet të jemi të kujdesshëm sepse shkruhen raporte për atë çka thuhet në kuvend. Në Kosovë nuk ka femicid, ka dhunë ndaj grave. Të jemi të kujdesshëm sepse fjala publike ka peshë”.
Reagoi edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila tha se dhunuesit e kriminelët inkurajohen kur dëgjojnë fjalë të tilla nga një deputete, në këtë rast Ganimete Musliu.
“Nuk do të doja të kemi një deputet që ka një qasje të tillë. Ata dhunuesit e kriminelët potenciale kur dëgjojnë se çka flisni inkurajohen nga fjala jote. Nga viti 200 e deri më 22 kemi pasur 60 gra që janë vrarë nga partnerët e tyre. Dhe pse vetëm pse janë gra. Në Kosovë ka femicid, mendësia jote shfaqë mendësinë e qeverisjes së PDK dhe qeverive të tjera sepse asnjë veprim nuk e keni ndërmarrë asnjë herë për të adresuar dhunën në familje e dhunën ndaj grave. Është hera e parë që Qeveria Kurti po ndërmerr veprime në këtë drejtim”, u shpreh Haxhiu.
Në anën tjetër, Musliu tha se Albulena Haxhiu duhet të japë dorëheqje, kur një deputete e VV-së del dhe flet fjalë të tilla.
“Nga një ministre e drejtësisë të flasë në këtë formë nuk do koment. Prandaj jemi në këtë gjendje. Në Afrikë të Jugut vriten gratë dhe vajzat në rrugë vetëm pse janë vajza, edhe në Afganistan mund të themi se ka femicid. Me pas qenë në vend tanin sot kisha dalë dhe kisha dhanë dorëheqje. Keni kujdes, unë nuk e kam shpikë fjalën femicid. As ju, hini dhe lexoni. Prandaj ju lutem keni kujdes kur përdorni terminologji për t’u dukur. Tendenca për ta shpallur shoqërinë kosovare shoqëri femicide është e rrezikshme. Kujt po i konvenon kjo. Nuk pranoj në këtë Kuvend të ulem dhe të heshtë kur dikush tenton ta bëjë shoqërinë tonë shoqëri femicide”, u shpreh Musliu.
“Unë që sot kërkoj nga shteti të më ofrojë ndihmë dhe petku i deputetes nuk më ofron mua ndihmë. Unë kërkoj nga të gjithë që janë përgjegjës që sot të ma garantojë që dikush mua mund të më vrasë në sheshin e Prishtinës, vetëm pse jam grua”, shtoi Musliu. /arbresh.info/
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...