Google ADS

Dhunoi një femër duke iu prezantuar rrejshëm si zyrtar policor, arrestohet 38-vjeçari në Prishtinë

15:51 | 10 Shkurt 2023
A. B.

Një person është arrestuar këtë të premte në Prishtinë, si i dyshuar për veprën penale të dhunimit, të raportuar më 10 shtator të vitit të kaluar.

Policia njofton se i dyshuari është R.S 38-vjeçar.

I njëjti dyshohet se veprën e dhunimit ndaj një femre e ka kryer duke u prezantuar rrejshëm si zyrtar policor.

“Hetuesit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, sot kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale të dhunimit, të raportuar më datë 10.09.2022. Puna disa mujore e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar dhe arrestimin e tij”.

“Mbështetur në rezultatet e hetimit, personi i dyshuar R.S mashkull 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet se veprën e dhunimit, ndaj ankueses (femër) e ka kryer, duke u prezantuar rrejshëm (si zyrtar policor)”, thuhet në komunikatën për media të policisë.

Me vendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, personi i dyshuar është dërguar në vuajtje të dënimit, pasi që ndaj tij kanë qenë shtatë urdhëresa aktive nga Gjykata. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme