Dhunohet një grua në Gjakovë

12:49 | 15 Shtator 2018
Arbresh Info

Dje në Gjakovë, një grua ka raportuar në polici se është dhunuar nga një burrë.

I dyshuari është arrestuar nga policia dhe me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër K-shqiptare ka raportuar se është dhunuar nga i dyshuari mashkull K-shqiptar. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima do të dërgohet në IML për ekzaminim”, thuhet në raportin e policisë.

Kujtojmë se në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, vetëm gjatë muajit gusht 2018, janë pranuar 12 raste të cilësuara si dhunë në familje.

Ndërkaq, menjëherë pas rastit të rëndë të ndodhur me datë 7 gusht në lagjen Brekoc të Gjakovës me vrasjen e bashkëshortes Valbona Marku-Nrecaj dhe të vajzës së tyre nëntëvjeçare nga autori i dyshuar Pjetër Ndrecaj, në Gjakovë u mblodh Mekanizmi Kundër Dhunës në Familje.

Prej asaj dite, në Gjakovë, Prishtinë e shumë qytete tjera u protestua kundër dhunës ndaj grave, kryesisht me moton “Boll Mo”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme