Një femër 18 vjeçare është dhunuar në Ferizaj.
Policia ka arrestuar një të dyshuar, i cili sipas policisë ka të kaluar kriminale ndërsa viktima është 18-vjeçe e i dyshuari 42-vjeçar.
Lajmin për portalin arbresh.info e ka konfirmuar drejtori i policisë rajonale në Ferizaj, Basri Shabani.
Shabani tha se i dyshuari është i lindur në vitin 1980, ndërsa viktima është e lindur në vitin 2004.
“I dyshuari është arrestuar të dielën dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.Ka ndodh një dhunim. I dyshuari është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit. I dyshuari është me të kaluar kriminale”, tha ai.
I pyetur se për sa kohë dyshohet se 18-vjeçarja ka qenë viktimë e dhunimit, ai tha “hetuesit janë duke punuar në atë drejtim”.
Kujtojmë se rastet e dhunimit janë shtuar në masë të madhe kohëve të fundit në Kosovë, siç ishte rasti i 11 vjeçares e cila u dhunua nga gjashtë persona. /arbresh.info/
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...