Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka paralajmëruar se të enjten do të mbahet protestë në sheshin “Zahir Pajaziti”, për rastin e dhunimit ndaj një 13 vjeçare nga dy burra në Drenas.
Protesta do të mbahet në orën 12:00, shkruan Arbresh.info
Komunikata e plotë pa ndërhyrje:
Katër ditë pas manifestimit të 8 marsit, na u bë i ditur edhe një rast i përdhunimit. Dy burra grabitën një vajzë 13 vjeçare nga Malisheva dhe e përdhunuan në një shtëpi në Drenas. Dy burra përdhunuan, e policia u bë edhe një herë bashkëfajtore duke e fshehur krimin dhe duke mos e raportuar atë për publikun. Në raportin e saj 24 orësh, Policia e kishte cilësuar rastin si “person i zhdukur” duke mos treguar për aktin e përdhunimin apo faktin që bëhej fjalë për një fëmijë.
Një rast i përdhunimit më shumë – ndër të shumta raste që bëhen apo jo të ditura për ne. Edhe një alarm që kumton se kjo shoqëri prodhon burra të dhunshëm që nuk lënë hapësirë a kohë të sigurtë për vajzat dhe gratë. Edhe një rast tjetër i cili rrezikon të shndërrohet thjesht në numër për shtetin, një tronditje tre ditore për publikun, e në përkujtues tmerri për ne, vajzat dhe gratë e këtij vendi.
Ky krim jo vetëm që na tmerron, por edhe na revolton dhe na qet prapë në rrugë, për të bërtitur dhe kërkuar siguri e drejtësi për veten tonë, për të mbijetuarat dhe për çdo vajzë e grua në Kosovë. Për të denoncuar dhe kundërshtuar edhe një herë sheshazi dhunën që bëhet kundrejt nesh. Dalim dhe thërrasim që siguria e vajzave dhe grave të trajtohet si urgjencë kombëtare dhe kërkojmë llogari prej çdo hallke institucionale e shoqërore për luftën që na kanë shpallur neve, vajzave dhe grave të këtij vendi. Protestojmë për ta sinjalizuar edhe një herë shtrirjen pandemike të dhunës së gjinizuar që na përdhunon, na vret, e na le në një gjendje konstante alarmi e frike.
Të enjten thërrasim në mobilizim dhe solidaritet gjithëpopullor me vajzat dhe gratë, me luftën tonë për jetë pa dhunë, pa frikë nga përdhunimi dhe vrasja. Për sigurinë dhe lirinë e gjithësecilës prej nesh.
Një 13-vjeçare dyshohet se është dhunuar nga dy persona. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në një fshat të Drenasit, gjatë së dielës.
Viktima fillimisht është raportuar nga familjarët si e zhdukur. Më tej, policia ka arritur që të gjejë vendndodhjen dhe t’i arrestojë personat e dyshuar.
Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.
LEXO EDHE:
Një 13-vjeçare dyshohet se u dhunua në Drenas, dy të arrestuar
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...