Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar sot lidhur me rastin e dhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë.
KMDLNj në reagimin për media thekson se pret që drejtësia të vendoset në vend për fëmijën e dhunuar të moshës 11 vjeçe në përputhje me ligjet në fuqi.
Ky ishte njëri ndër rastet më të rënda të dhunimit prandaj, me të drejtë vuri në lëvizje reagimin zinxhiror të shoqërisë kosovare.
KMDLNj e gjykon këtë dhunim si shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe kërkon që hetimet për këtë rast të kenë prioritet absolut. KMDLNj përgëzon Policinë e Kosovës për një veprim të shpejtë dhe profesional në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve për këtë dhunim të rëndë.
KMDLNj kërkon nga qytetarët që të paraqesin rastet në mënyrë që të parandalohen e jo të merremi vetëm me pasoja siç ishte rasti i fundit. Për caktimin e shkallës së dënimit për të akuzuarit, përgjegjësi ligjore dhe të vetme kanë gjykatat përgjegjëse, pas procedimit të provave.
KMDLNj konsideron se reagimet euforike, ato që bëhen nga pozitat e larta politike dhe institucionale janë presion, si në punën e hetuesisë ashtu edhe në vendimmarrjen gjyqësore. Janë jashtë çdo konteksti normal, moral dhe ligjor që të kërkohen zbatim të masave që janë në kundërshtim me shtetin e së drejtës dhe ligjeve në fuqi. Ose duhet t’i besojmë ligjit dhe shtetit, si mbrojtës i të drejtave të njeriut të gjithë qytetarëve ose të drejtës zakonore.
KMDLNj pret që drejtësia të vendoset në vend për fëmijën e dhunuar të moshës 11 vjeçe dhe për familjen e saj, gjithnjë në përputhje me ligjet në fuqi./arbresh.info/
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...