Dhunë në një reality show, policia shkon te “First Channel”

07:14 | 15 Shtator 2022
Vjollca Gajraku

Policia e Kosovës ka shkuar në selinë e televizionit “First Channel”, pas dhunës së shfaqur në reality show “It’s my home”.

Indeksonline ka shkuar aty ku edhe ka hasur në drejtorin e këtij televizioni, Valon Maloku, i cili hezitoi të flasë, por tha se detajet do t’i tregojë Policia e Kosovës.

“Ne nuk japim përgjigje. Të vërtetën dhe detajet i tregon policia”, u shpreh ai.

Ndërkohë, policia nuk është deklaruar akoma për këtë ngjarje.

Në këtë reality show, që është prodhim i televizionit “First Channel”, ka pasur skena të dhunës fizike, ku një banore është goditur me këpucë nga një tjetër banor, pas një debati të ashpër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme