Google ADS

Dhunë në familje në Prishtinë, i dyshuari dërgohet në neuropsikiatri

10:40 | 20 Korrik 2022
E.H

Pas pranimit të një informate për dhunë në familje, njësiti policor te i dyshuari ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të substancave narkotike të llojit marihuanë, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, i dyshuari është arrestuar e më pas është dërguar në klinikën e neuropsikiatrike për trajtim mjekësor.

Po ashtu ndaj tij është iniciuar rasti për dhunë në familje

“Prishtinë 19.07.2022-19:53. Njësia policore pas pranimit të një informate për dhunë në familje te i dyshuari mashkull kosovar ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të dyshuar të substancave narkotike të llojit marihuanë. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në klinikën neuropsikiatrike për trajtim mjekësor, poashtu ndaj tij është inicuar rasti për dhunë në familje”, thuhet në raportin e PK./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme