Policia ka raportuar katër raste të dhunës në familje në natën e Fitër Bajramit.
Rastet kanë në ndodhur në Prishtinë, Fushë Kosovë, Viti e Istog.
Portali arbresh ju sjellë detaje nga këto raste:
Prishtinë 30.04.2022 – 18:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se kishin ushtruar dhunë në familje. Si pasojë e dhunës njëri prej të dyshuarve kishte pësuar lëndime trupore pasi ishte ther me thikë dhe ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Fushë Kosovë, 01.05.2022-23:35. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur nga djali i vëllait të saj, i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim te prokurorit është dërguar ne mbajtje.
Viti, 30.04.2022-17:00. Më 01.05.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar djalin e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Istog 01.05.2022 – 07:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./arbresh.info/
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s