Dhunë në familje, gruaja rrahet nga bashkëshorti i saj

10:15 | 24 Maj 2022
E.H

Është arrestuar në Kamenicë një burrë  pasi rrahu gruan e tij, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë viktima nga lëndimet e marra ka marrë trajtim mjeksorë në QKMF, shkruan arbresh.info.

Kamenicë, 23.05.2022 – 14:05. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor në QKMF. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme