Google ADS

Dhuna në familje/ Prokuroria e Gjakovës ngriti 20 aktakuza vetëm në tetor

10:50 | 11 Nëntor 2022
K.B

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë muajit tetor 2022, ka ngritur 20 (njëzet) aktakuza, kundër 20 (njëzet) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, ngritjes së efikasitetit në punë, transparencës e llogaridhënies.

Gjithashtu, kjo prokurori, është e angazhuar që të kryejë me seriozitet të lartë të gjitha rastet, e me prioritet të veçantë ato qe kanë të bëjnë me dhunën ne familje. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme