Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas pamjeve të publikuara në çerdhen “Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë ku shihet një edukatore duke e tërhequr zvarrë një fëmijë.
Haxhiu dënoi ashpër dhunën dhe tha se kjo është e patolerueshme.
“Dhuna psiqike dhe fizike ndaj fëmijës 3 vjeçar në njërin nga kopshtet publike të Komunës së Fushë Kosovës, është e dënueshme dhe nuk do të tolerohet.
Përderisa tashmë organet e drejtësisë janë duke trajtuar rastin, Komuna e Fushë Kosovës përmes Qendrës për Punë Sociale, duhet të ofrojë çdo shërbim të saj në ndihmë të fëmijës dhe familjes”, ka shkruar Haxhiu në Facebook, përcjell Arbresh.info
Haxhiu tha se komunat duhet të vetëdijesohen për rëndësinë që kanë shërbimet për punë sociale, duke shtuar se Departamenti i Politikave të Shërbimeve Sociale dhe Familjare do të ofrojë mbështetjen e nevojshme për interesin më të mirë të fëmijës dhe familjes.
“Që rastet e tilla të mos përsëriten, komunat duhet të vetëdijesohen për rëndësinë që kanë shërbimet në përgjithësi, dhe shërbimet sociale në veçanti, gjegjësisht qendrat për punë sociale. QPS-të bashkë me shkollat dhe kopshtet, dhe jo vetëm, janë institucionet të cilat mund të parandalojnë rastet e tilla. Ministria e Drejtësisë, në përputhje me kompetencat – përmes Departamentit të Politikave të Shërbimeve Sociale dhe Familjare, do të ofrojë mbështetjen e nevojshme, për interesin më të mirë të fëmijës dhe familjes”, ka shkruar ajo.
Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Nagavci dënoi ashpër dhunën, dhe tha se kushdo që ushtron dhunë duhet të marrë dënimin e merituar.
“Thellësisht e shqetësuar nga pamjet e publikuara të një çerdheje në Fushë Kosovë. E dënoj ashpër dhunën e ushtruar ndaj një të mituri në këtë institucion parashkollor. Dhuna është e papranueshme andaj, pres që kushdo që ushtron dhunë të marrë dënimin e merituar”, ka shkruar Nagavci./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Fëmija 3 vjeç rrahet brutalisht e ngrehet zvarrë në një çerdhe shtetërore në Fushë Kosovë
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%