Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës (DHTIK) dhe ZRRE kanë diskutuar rreth alternativave për shitje të energjisë elektrike të prodhuar nga gjeneratori me erë, rast i kompanisë anëtare “Wind Power” SH.A. e cila merret me prodhimin e energjisë elektrike nga gjeneratorët e erës.
“Po ashtu, diskutuam lidhur me inkurajimin e bizneseve për përfshirje në tregun e energjisë solare dhe krijimin e një bashkëpunimi mes bizneseve dhe KESKO me qëllim të blerjes së energjisë dhe jo kompenzimin ishin arsyeja e takimit të përfaqësuesve të Dhomës së Tregtisë, përfaqësuesve të biznesit anëtar dhe përfaqësuesve të Zyrës së Rregullatorit për Energji”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, gjatë këtij takimi përfaqësuesit e biznesit u njoftuan lidhur me alternativat më të përshtatshme për shitjen e energjisë elektrike, dhe hapat e mëtutjeshëm që duhen ndjekur në këtë proces.
Gjithashtu, gjatë këtij takimi u diskutua edhe rreth kërkesës së kahëmotshme të Dhomës së Tregtisë sa i përket mundësive të rritjes së kapaciteteve prodhuese nga energjia solare e të caktohet një çmim për blerjen e saj, me qëllim të nxitjes së investimeve në panele solare dhe prodhim të energjisë së ripërtërishme.
“Petrit Pepaj, Drejtor Menaxhues në ZRRE na informoi që janë duke hartuar draftin e legjislacionit të ri, i cili do të sjellë ndryshime më të mira në këtë aspekt, duke shqyrtuar mundësinë e caktimit të çmimit për blerjen e energjisë dhe jo kompensimin kilovat për kilovat, si dhe rritjen e kapaciteteve nga 100 kilovat sa janë aktualisht në 400. Pepaj theksoi që kriza energjetike po i ngadalëson proceset në këtë drejtim, mirëpo pritet që gjatë muajit në vijim ky draft të dal në konsultim publik, duke inkorporuar kështu praktikat më të mira ndërkombëtare”, thuhet në fund të njoftimit./arbresh.info.
Kurti takon mërgatën në Oslo
Perez dhe Ancelotti kanë identifikuar lojtarin ‘problematik’...
Trump zgjedh këshilltaren e tij Susie Wiles si shefen e ardh...
Moti në Shqipëri do të jetë me kthjellime dhe vranësira të p...
AAK prezanton sot kandidatët për deputet nga Rahoveci
Pacolli ndan fotografi nga festa e Donald Trump: I bindur që...