Google ADS

Dhjetëra miliona euro dëme nga përmbytjet në Skenderaj

14:21 | 21 Janar 2023
K.B

Për shkak të dëmeve të mëdha që shkaktuan të reshurat e shiut në komunën e Skenderajt, raporti fillestar i vlerësimit tregon se dëmet e shkaktuara nga vërshimet janë dhjetëra miliona euro.

Kështu ka bërë të ditur vetë kryetari i Skenderajt, Fadil Nura.

“Nga takimi i mëngjesit të sotëm me drejtorët komunal, pas një pune kolosale gjatë ditës së djeshme deri në mesnatë, nga të gjitha ekipet e Shtabit Emergjent, rreth raportimit të vlerësimit fillestar të dëmeve nga vërshimet në zonat e prekura, me qindra familje që kanë pësuar nga kjo fatkeqësi, me qindra biznese e sipërfaqe të mëdha të tokës bujqësore, ku përllogaritjet flasin për dëme në vlerën e dhjetëra miliona eurove”, ka shkruar Nura në facebook. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme