Thuajse nëpër të gjitha prokuroritë themelore të Kosovës janë duke u hetuar raste që ndërlidhen me fryrjen e listave të veteranëve.
Vetëm në Prokurorinë Themelore në Pejë deri tash është ngritur një aktakuzë dhe janë duke u hetuar katër raste të fryrjes së listave të veteranëve, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Lëndët e mashtrimit me listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) u janë shpërndarë disa prokurorive themelore në të gjithë territorin e Kosovës. Disa prej prokurorive tashmë janë duke i hetuar këto raste, ndërsa disa të tjera janë në pritje të delegimit të rasteve të tilla nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ende është në pritje të marrjes së lëndëve që kanë të bëjnë me fryrjen e listave të veteranëve. Kjo prokurori do t’i hetojë rastet e mashtrimeve që kanë të bëjnë me rajonin e Fushë Kosovës, të Lipjanit dhe të disa qytezave të tjera që janë pjesë e rajonit të Prishtinës.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë