Ish-kryetari i Komisionit për Hartimin e Kushtetutës së Kosovës, Hajredin Kuçi në dhjetëvjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kosovës, ka thënë se duke respektuar vullnetin e qytetarëve dhe marrëveshjen e Ahtisaarit komisioni ka arritur që të hartojë një kushtetutë që për dhjetë vite është funksionale.
Në një intervistë të dhënë për portalin Arbresh.info, Kuçi thotë se kushtetuta ka pasur tri lloje të sfidave, e para në karakterin juridik e dyta në karakterin politik dhe e treta në kontestin shtetëror për të cilën thotë se nuk është implementuar në gjithë territorin e Kosovës.
Po ashtu, Kuçi ka përmendur edhe pakon e Ahtisaarit ka pasur dy balance që nuk janë respektuar nga komuniteti serb në Kosovë.
“Pakoja e Ahtisarit ka paraparë dy balance, balanci etnik të të drejtave dhe balancin territorial të ushtrimit të sovranitetit. Kjo e dyta nuk është arritur dhe balanci etnik i të drejtave po shihet që në momente të caktuara keqpërdoret nga komuniteti serb”, ka thënë Kuçi.
Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë:
Janë bërë 10 vite nga hartimi dhe miratimi i Kushtetutës së Kosovës, si e komentoni atë pas 10 viteve?
Në kohën e hartimit të kushtetueses e kemi pasur parasysh respektimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës për shtet sovran dhe të pavarur, po ashtu edhe respektimin e marrëveshjes së Ahtisaarit.
Mendoj që kemi arriture t’i bashkë dyzojmë të dy qëllimet mirë dhe kemi hartuar një kushtetutë që për dhjetë vite është funksionale e ndërtuar në bazën e funksionimit të institucioneve të Kosovës për plotësimin e institucioneve shtetërore, por edhe ndërtimin e ligjeve të reja në Kosovë.
A mendoni se duhet të ketë ndryshime në Kushtetutën e Kosovës duke u bazuar në rrethanat që jemi sot?
Natyrisht që jeta është me evolutive se norma dhe në kuptimin e kësaj ne kemi qenë gjithmonë të kujdesshëm që të respektojmë evolucionin e jetës për ndryshimet eventuale. Por ajo çka mund të them, ADN-ja e kushtetutës që mund të lidhet me vlerat që i mbron me rendin dhe ligjin me demokracinë, të drejtat e njeriut, agjencionet e pavarura e shume tjera mendoj që do t’i qëndrojnë kohës në të ardhmen. Çështjet tjera janë politike që mund ti bëjën subjektet politike në një moment të caktuar për mënyrën se si mendojnë të funksionojnë dhe ta qeverisin vendin.
Cilat kanë qenë sfidat që ka hasur Kushtetutat e Kosovës?
Kushtetuta ka krijuar një mekanizëm të mirë për ndërtimin e institucioneve. Kemi pasur tri lloj sfida të kushtetueses. Sfidat e para kanë qenë të karakterit juridik, sfidat e dyta të karakterit politik dhe sfida e trete të kontestimit shtetëror. Dy sfidat e para janë adresuar shpesh dhe mirë në gjykatën kushtetuese ndërsa sfida e trete ka të bëjë me implementimin e saj në tërë territorin e Kosovës.
Sa është respektuar kushtetua në gjithë territorin e Kosovës?
Ne kemi nevojë që ta fuqizojmë vizionin juridik për kushtetutën për rendin dhe ligjin dhe vlerat që i mbron kjo kushtetutë, ndërsa për mënyrat e menaxhimit dhe marrëveshjet se si do ta menaxhojnë shtetin janë marrëveshje politike. Por, ADN-ja e kushtetueses nuk do të ndryshojë për vite, çështjet tjera janë kozmetike që në momente të caktuar shoqëria vendos.
Pakoja e Ahtisaarit ka paraparë dy balance, balanci etnik të të drejtave dhe balancin territorial të ushtrimit të sovranitetit. Kjo e dyta nuk është arritur dhe balanci etnik i të drejtave po shihet që në momente të caktuara keqperodret nga komuniteti serb. Këtu ka nevojë të bëhet një marrëveshje e re, në radhë të parë me partnerët ndërkombëtar pastaj edhe me komunitetin serb që atyre t’iu garantonte mundësitë për mos ndryshim të kushtetues vetëm për interesa vitale të tyre që janë të listuara në kushtetutë por për çështje të tjera nuk duhet ta kenë këtë mundësi. Mendoj që kjo është periudhë e rishikimit dhe negocimin mes subjekteve politike shqiptare dhe atyre serbe në Kosove.
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...