Dhjetë subjekte politike kanë aplikuar për certifikim deri tash kur kanë mbetur pak kohë para përmbylljes zyrtare të afatit të përcaktuar nga KQZ-ja për aplikim të subjekteve politike për t`u certifikuar që të jenë pjesëmarrës në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë.
Menjëherë të gjithë emrat e listës së kandidatëve që këto subjekte politike kanë paraqitur në KQZ, janë dërguar për verifikim në KGJK ashtu siç e kërkon ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në mënyrë që ata të mund t’i hyjnë garës zgjedhore.
Kjo u bë e ditur në mbledhjen e KQZ-së ku gjithashtu u bë e ditur se deri sot në ora 09:00 të paradites si regjistrues jashtë vendit kanë aplikuar 32 mijë e 646 votues prej tyre 30 mijë 656 janë aprovuar, 1990 janë refuzuar e 887 janë anuluar.
Ndërkohë në këtë mbledhje PDK-ja pyeti Drejtorin e Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollim Financiar të Subjekteve Politike nëse ka të dhëna lidhur me fahun postal nga MPJ-ja meqë sipas tij, subjekteve politike u duhet që sa më parë t’i kenë edhe vëzhguesit që do t’i gjejnë në vendet ku janë bashkatdhetarët.
Por, ai tha se deri në këto momente nuk kanë pranuar ndonjë njoftim lidhur me procedimin për hapjen e këtyre kutive postare edhe pse prej një jave u kanë dërguar e-mail MPJD-së, por nuk kanë marr përgjigje./rtk
Mungesa e energjisë, Haradinaj: Kjo qeveri e territ
Hovenier: Laura dhe unë ishim të nderuar që Osmani na u bash...
Intervenim emergjent në një transformator, KOSTT: Një pjesë ...
KQZ pret afatet ligjore për certifikimin e Listës Serbe
Aksidentoi për vdekje këmbësorin, arrestohet 23-vjeçari në E...
Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit në Kazakistan