Mbrëmë gjatë ndërrimit të orareve një grup prej 10 punëtorësh në Minierën e Trepçës kanë hyrë në grevë si shkak e mos dhënies së pagave.
Arbresh.info ka kontaktuar me Kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Trepçës, Gani Osmani, i cili ka thënë se një grup prej dhjetë personave, punëtorë në horizontin e dhjetë, i janë futur grevës dhe deri në mëngjes nuk kanë punuar, shkruan portali arbresh.info
“Mbrëmë ndërrimi i dytë, vazhdon prej orës 15:00, kanë ardh kanë hy në minierë këtu është horizonti i tetë edhe i nëntë, dhjetë dhe njëmbëdhjetë, dmth 4 horizonte punojnë minierën e Trepçës. Horizonti i teti i nënti dhe i njëmbëdhjeti kanë punu, vetëm i dhjeti s’ka punu, diku 26 punëtorë përafërsisht qata janë hi në grevë, e kanë bojkotu punën, dhe pastaj unë bashk me kryetarin e sindikatës kemi shku si dhe me menagjerin me shefin, edhe disa ingjinier, ua kemi shpjegua. Drejtori u ka thënë që, ne para nga Qeveria nuk kemi, si dhe po ashtu ne e dimë se ju e keni vendos planin keni punu si dhe keni të drejtë të kërkoni pagat, mirëpo duhet të prisni më së paku katër ose pesë ditë, nga e hëna deri tek e mërkuria ose e enjtja dmth, atëherë do i keni pagat, komplet, mirëpo ata nuk pranuan, pikërisht ai grupi prej 25 personave”, ka thënë Osmani.
Tutje Osmani tha se horizontet e tjera kanë vazhuar punën me rregull, pasi u ka shpjeguar edhe drejtori mundësit të cilat janë, mirëpo 26 nga sa ishin vetëm 10 nga ata nuk pranuan dhe vazhduan grevën.
“Punëtorët e horizonteve të tjera sapo përfunduan punën , ndërrimi i dytë u larguan ndërkaq të tjerët diku 10 persona nga 26 sa ishin e vazhduan punën , ndërkaq ndërrimi i tret nuk ka hyrë hiq pasi që nuk kanë mundur të punojnë por nuk kanë dashur as ti bashkëngjiten grevës, dmth deri në mëngjes kanë qëndruar të ngujuar vetëm ata 10 persona. Ndërkaq ndërrimi i parë sot ka vazhdu punën, pasi drejtori ua shpjegoi përsëri se duhet të presin për pagat. Punëtorët janë duke kërkuar rrogën e fundit e cila është vonuar. Ndërrimi i parë pranuan të punojnë, pasi që për momentin nuk kemi informacione tjera nëse edhe ky grup do i bashkëngjitet grevës”, tha Osmani, për Arbresh.info.
Osmani po ashtu tha se edhe Policia e Kosovës ka qenë e pranishme për shkak të sigurisë së punëtoreve, ka marrë informacionet mbi personat të cilët gjendeshin brenda minierës. /arbresh.info/
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...