“Jo për t’i shterur pasuritë e tyre por për t’i shumëfishuar pasuritë e tyre, për t’i begatuar sofrat e tyre dhe për t’i ruajtur Zoti evladët e tyre. Një lutje e një njeriu që ti ke zgjatur dorën për të, ndoshta është më me vlerë se sa tërë pasuria që e ke”, thotë ai.
Ka disa gjëra të Fitër Bajramit që njihen në të gjithë botën. Njëra nga këto është edhe bamirësia apo dhënia e Zekatit, e cila është edhe njëra nga pesë shtyllat e fesë Islame.
Profesori i Jurispodencës Islame në Mesresenë Alauddin- Prishtinë, Driton Arifi në një intervistë për Arbresh.info ka folur mbi rëndësinë e dhënies së zekatit.
“Gjatë përpjekjes për të fituar pasuri, rëndom mund edhe të fitojë pasurinë në një formë që ka edhe frikë që ka mundur të ju infiltrohet ndonjë para brenda llogarive të tij që s’është krejt e pastër, vie zekati që në thelb të vetin e ka pastrimin fillimisht të shpirtit të zekatdhënësit, të myslimanit nga sëmundja e koprracisë sepse koprracia me plotë kuptimin e plotë të fjalës është sëmundje dhe vetëm duke e trajtuar në këtë mënyrë mund t’i shërojmë problemet e njerëzve që kanë nevoja ekstreme të gjendjes së rënduar financiare.”, u shpreh Arifi.
Profesor Arifi shpjegoi se sipas librit të shenjtë të Kuranit janë të përcaktuara kategoritë për të cilat është i destinuar zekati.
“Kategoritë që ne ua dhëmë zekatin janë të përcaktuara. Madje përcaktimin e tyre ka bërë vetë Zoti i madhërishëm në librin e tij fisnik ku në një citat kuranon ka thënë ai, me të vërtetë zekati, zadakatë e detyrueshme u jepen të varfërve, të gjorëve, pastaj punonjësve në sektorin e mbledhjes dhe inkasimit të zekatit, pastaj për përfitimin e zemrave, në larjen apo kryerjen e borxheve të atyre njerëzve që janë të mbytur në borxhe, në lirimin e robërve në rrugën e Allahut dhe udhëtarit që ka mbetur pa para në rrugë,” tha ai duke shtuar se këto tetë fondacione janë të natyrës strikte obligative.
Arifi shpjegon se kur Bashkësia Islame e Kosovës kërkon që të orientohen dhe të destinohen paratë e zekatit dhe zadakadulfitrit në fondacionet e saj, nuk e bën për të treguar se të gjitha janë për të plotësuar nevojat e tyre.
Sipas tij, BIK-u e bën këtë gjë me kompetencë do t’i drejtojë ato nëpër adresat e duhura të përcaktuara nga Zoti, një ndër to duke qenë edhe institucionet tona fetare por që janë edhe sektori i humanizmit që quhet organizata “Bereqeti” që siç tha profesor Arifi , që dora saj e zgjatur ka arritur pothuajse te secila familje në nevojë anë e kënd Kosovës dhe jo vetëm.
Po ashtu, ai shpjegoi në pasurinë tënde që e ke fitu me djersën tënde është një pjesë e saj që mbetet hise e drejtë e shtresës së skamnorëve.
“Kështu kur humanizmi kalon në shkallën e detyrës obligative, shtresat përfituese nga zekati pastaj zgjerohen, thënë më mirë, mirëqenia shoqërore ajo financiare, ekonomike në thelb të saj është pastaj ne fokus të politikave zhvillimore të një vendi dhe të një komuniteti muslimanë në mënyrë që asnjë anëtar i këtij komuniteti të mos mbetet që në fakt ka ndonjë brengë, ndonjë hall ose ndonjë telashe të natyrës financiare.“
Sa i përket kohës kur duhet të jepet zekati, Profesor Arifi theksoi se zekati është një obligim vjetor i pastrimit të pasurisë.
“Nëse dikush ka hyrë në kategorinë e njerëzve të pasur ta zëmë që në llogarinë e tij ka afërsisht 5 mijë e 800 euro sot nëse e deshifrojmë atë vlerën e 91 gramë ari sa është limiti minimal i zekatdhënies në vlerë të saj mund të nxjerrë një shumë afër 6 mijë euro dhe kushdo që I ka sot 6 mijë euro në llogarinë e tij, ky person hyn në kuadër të zekatdhënsve mirëpo zekati nuk duhet të ipet menjëherë si ta bëjë këtë shumë të parave sepse duhet të presë një vit të kalojë kjo pasuri duke i qëndruar në llogarinë e tij dhe pas një viti ai ka me nxjerr zekatin për shtresat e lartpërmendura”, shpjegoi Arifi.
Arifi bëri të ditur se çështja e zekatit është një përqindje simbolike, 2.5%.
“Edhe pse është simbolike, po të nxirrej me kujdes, me fisnikëri me përkushtim natyrisht, besoj që nuk do të mbetej asnjë shtresë e shoqërisë që do të hiqte keq për nevojat së paku elementare”, u shpreh ai.
“Zekati nuk është fondi që krijon jetë luksoze për shtresat e caktuara por ofron zgjidhje për njerëzit që nuk kanë shpinë dhe krahë të ofrojnë zgjidhje për jetët e tyre.”, shtoi ai.
Pos parave, njerëzit si formë të zekatit japin edhe të mbjellura, arin, argjendin, mallra tregtare, të ardhurat nga apartamentet, qiratë, banesat, fabrikat ashtu siç jepet edhe në krerë të kafshëve të buta.
“Sikur për ta orientuar zadakadulfitrit që në një kategori të njerëzve që në fakt nuk do të mund ta gëzonin festën duke qenë se kushtet e tyre minimale ia pamundësojnë që të kanë mundësi që të blejnë ushqime të këndshme apo të gëzojnë rrobat sikur pjesë të tjera të shoqërisë, vie dora e zgjatur e të tjerëve, e muslimanëve në fakt që mund të jenë të pasur dhe ata pastaj mund të tregojnë atë solidaritetin e tyre social, tregojnë që bashkë ndjejnë nevojat me anëtarët e tjerë të shoqërisë. “
“Nuk ka nevojë të jepet as para kohe e as të shtyhet e të vonohet po sikurse nuk lejohet të shtyhet Namazi i drekës që të lëmë të falet në kohën e ikindisë, ose ikindinë pas akshamit, po i njëjti mëkat është në qoftë se e prolongojmë apo shtyjmë dhënien e zekatit pas përmbushjes së vitit hënor zekator”, u shpreh ai.
Për dallim nga zekati i cili është obligim vjetor, zadakadulfitri është një obligim ekskluziv i muajit të Ramazanit, i cili ashtu nxirret në pjesën e fundme të Ramazanit.
Edhe vitrat i drejtohen po të njëjtave kategori të cilave iu drejtohet zekati.
Ndërkaq për shum e vitrave, Profesor Arifi bën të ditur se duhet të jetë aq e lartë sa një i varfër të mund të ushqehet brenda një dite.
“kur standardi dhe kushtet tona janë pak më të lira ka filluar minimalja me dy euro, 2, 3, 5 10 ndërsa tash ky 2 euroshi është eliminuar sepse tani me sa po e shohim është e vështirë që të mund të ushqehet një i varfër me dy euro, madje me tri euro është e vështirë të bëhet një gjë e tillë”, u shpreh Arifi.
Shuma e dhënë për vitra lidhet me gatishmërinë dhe bujarinë e zekatdhënësit ose agjëruesit.
Për fund ai pati një mesazh për të gjithë agjëruesit që kanë dëshirë të japin zekatin.
“Siç ka thënë edhe Muahmedi saw, nuk është pakësuar pasuria e asnjë njeriu nga dhënia e lëmoshës, pra ne kemi garancion që do të na shumohet pasuria jonë në qoftë se kemi dhënë”, tha mes të tjerash ai./Arbresh.info/Erolinda Gashi/
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë
Policia shqiptoi mbi dy mijë gjoba trafiku për 24 orë
Përfshihet nga flakët një ndërtesë banimi në Kinë, të paktën...
Arrestohen dy persona në Lipjan pas një mosmarrëveshje për p...