Çështjet me të cilat po përballet Lëvizja Vetëvendosje kanë bërë që disa anëtarë të saj të thirren në vënien e drejtësisë për Astrit Deharin. Kjo për anëtarë të familjes së Deharit është parë si lojë politike.
Njëri nga personat që ka reaguar është edhe dhëndrri i Astrit Deharit, Izeir Islami. Ai ka kërkuar që Astriti të lihet rehat dhe të mos bëhen kalkulime politike në emër të tij, shkruan Indeksonline.
Postimi i plotë:
Ju VV mund të ndaheni por edhe të mos ndaheni, ai është problem i juaji.
Por, pak si të jeni njerëz e pak në qoft se e keni patur shokë Astritin lejeni rahat. Mos kalkuloni edhe në ndarje me emrin e tij!
Mjaftueshëm kanë vuajtur të gjithë nga ajo familje më shumë se 60 vite, por qe besa mjaftueshëm mu kanë traumatizuar edhe Lumi e Blini për dajën Astrit.
Lenani rahat!!!
Para pak orësh të njëjtën kërkesë e ka shprehur edhe avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi. Ai ka thënë se Vetëvendosje nuk duhet ta përmend emrin e Astrit Deharit për çështje politike.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...