Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku, ka njoftuar sot se ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Ai njoftimin e ka bërë përmes faqes së tij në Facebook.
Mirëpo, portali Arbresh.info nga burime të saja ka mësuar se Mazrekut i është kërkuar dorëheqja nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK).
Megjithatë, Mazreku ka bërë të ditur se dorëheqja e tij është bërë për disa arsye, duke i renditur, raporton Arbresh.info.
“Unë sot kam vendosur të jap dorëheqje nga pozita e drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), duke iu falënderuar të gjithëve një nga një për bashkëpunimin që ma keni ofruar gjatë 38 muajve të fundit sa unë kam drejtuar një Institucion të rëndësishëm siç është Byroja Kosovare e Sigurimit”, shkruan ai.
Ai ka falënderuar Bankën Qendrore të Kosovës për mbështetjen, derisa ka thënë që me kontributin që ka dhënë ka bërë që “sektori i sigurimeve tash të ketë një pamje krejtësisht tjetër”, duke shtuar se një arsye ka qenë kryesorja që e ka shtyrë të dorëhiqet.
“Mos aprovimi i kërkesës sime që së bashku me vendimin që ka marrë Asambleja për delegimin e trajtimit të dëmeve në kompani të sigurimeve, të transferohet edhe një pjesë konsiderueshme e stafit që lidhet me trajtimin e dëmeve si dhe mos aprovimi i buxhetit për edukim financuar ku përfshihet publikimi i gazetës, mirëmbajtja e ueb faqes, organizimi i tryezave, konferencave me gazetarë, seminareve me gazetarë, dizajnimi i grafikave… etj kanë pamundësuar që unë të vazhdoj edhe më tutje të jam në krye të BKS-së”, ka shkruar Mazreku./Arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...