Kontrollet në pikat kufitare e udhëtarëve është një prej masave të marra nga qeveria shqiptare kundër përhapjes së koronavirusit, ku numri i të prekurve në vendin tonë vijon të rritet. Por skandali denoncohet nga efektivët e policisë kufitare në Kukës, të cilët thonë se nuk janë pajisur me maska, ndërsa dezinfektim ka bërë vetëm pala kosovare.
Efektivët e Policisë kufitare në qarkun e Kukësit nuk janë pajisur me maska mbrojtëse kundër koronavirusit edhe pse janë në vijën e parë të personave të kontaktit me personat që mund të rezultojnë të prekur.
Alarmin e ka ngritur drejtori i Kufirit dhe Migracionit, Zija Sula, i cili tha se edhe dezinfektimin e pikave kufitare e ka bërë vetëm pala kosovare.
Sula: Detyrimin kryesor për furnizimin me bazë materiale për punonjësit e pikave të kalimit e kanë institucionet e shëndetit publik në qarqe, faktikisht ne këtë asistencë nuk e kemi marrë deri tani.
Shqipëria ka pezulluar udhëtimet drejt Italisë nga deti dhe ajri, ndërsa lëvizja nga pikat tokësore vijon normalisht.
Në Kapshticë këtë të martë hyri një shtetas kinez i cili vinte nga Selaniku, por ishte i pastër nga virusi.
“Jam nga Kina. kam një muaj e tre javë që jam në udhëtim në Europë. Po vij nga Selaniku, një tjetër vend i prekur nga koronavirusi. Personalisht jam mirë, e kam kontrolluar veten dhe po zbatoj masat. Jam i frikësuar ndaj nuk takoj shumë njerëz dhe nuk dal në hapësira publike. Gjendjen në Kinë e mësoj përmes medias. Atje situata po përmirësohet. Por tani i frikësohem virusit edhe në Europë”.
Udhëtarët në hyrje i nënshtrohen kontrollit të rreptë.
“Akoma më të forta duhet të jenë masat”.
Lëvizja në pikat kufitare tokësore me Greqinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën konsiderohet normale. /oranews/
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...