Telekomi i Kosovës edhe nëse ia paguan rreth 30 milionë euro, nuk do të mund t’i mbyllë hesapet me Devollët.
Kompania e Blerim Devollit, “Dardafon Net LLC” nuk e ka ndërmend t’i ndalë pretendimet ndaj kësaj ndërmarrje publike, e cila është sjellë në prag të falimentimit.
Gazeta Infokus ka siguruar dëshmi se “Dardafon Net LLC” është në pritje të vendimit në Gjykatën e Arbitrazhit për një padi të re voluminoze, me të cilën pretendon t’ia marr edhe hiq më pak se 50.7 milionë euro Telekomit të Kosovës.
Krejt kjo për shkak të shkëputjes së njëanshme të kontratës me Z-Mobile në korrik të vitit të kaluar.
Në atë kohë thuhej se në arbitrazhin e dytë, siç quhej procesi i ri i Devollëve me Telekomin kërkoheshin rreth 13.5 milionë euro dëmshpërblim.
Megjithatë, tani del se pretendimet për dëmet e shkaktuara janë shumëfish më të larta.
Burime të Gazetë Infokus kanë bërë të ditur se padi është deponuar menjëherë pasi bordi i Telekomit kishte ndërprerë përfundimisht kontratën me Z-Mobile.
Deri te ky vendim, sipas kryesuese së atëhershme të bordit, Besa Shatri – Berisha kishte ardhur pas një periudhe gjashtë mujore të negociatave në mes Telekomit dhe kompanisë Z-Mobile në lidhje me kushtet e reja kontratës, por në fund palët nuk kishin arritur ndonjë marrëveshje.
Këtë, në atë kohë e pati konfirmuar edhe ish-kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, sipas të cilit kontrata me Z-Mobile shpallej e përfunduar dhe pa asnjë obligim kontraktual.
Megjithatë, një vit pas del se shkëputja e kontratës ka rrezik të mos kaloi pa pasoja për Telekomin, ngjashëm sikur në sikur në rastin e parë.
Telekom vs Z-mobile (Historia e marrëveshjes së dëmshme)
Më 16 janar të vitit 2009 “Telekomi i Kosovës” i mundëson kompanisë “Z-Mobile”, që të funksiononte si operator virtual i telefonisë mobile “Vala”.
Kështu, Z-Mobile bëhet ortak në biznes të Telekomit me 0 euro investim.
Z-Mobile merr 72 për qind të të hyrave në bazë të marrëveshjes.
Por, mospajtimet në mes të dy palëve nisën kur “Z-Mobile” kërkoi numeracion shtesë, pra më shumë se 200 mijë numra sa i ishin ndarë në fillim.
Mospajtimet përfunduan në Arbitrazh.
Në vitin 2015, “Z-Mobile” pretendonte se Telekomi i Kosovës po bënte shkelje të marrëveshjes.
Më 9 dhjetor 2016 Arbitrazhi vendosi në favor të kësaj kompanie.
Sipas vendimit, Telekomi i Kosovës obligohej që t’i alokonte numeracion shtesë “Z-Mobile”-it, si dhe t’i ofronte shërbimet 3G dhe 4G.
E për dëmin e shkaktuar, Arbitrazhi e obligoi Telekomin që t’i paguante rreth 26 milionë euro gjobë.
Në maj të 2017’ës, pronari i Z-Mobile, Blerim Devolli së bashku me drejtorin e atëhershëm të Telekomit, Agron Mustafën, kishin bërë një marrëveshje në këmbim të së cilës Devolli do t’i falte borxhin prej rreth 27 milionë eurove Telekomit, ndërsa do të kërkonte vetëm t’i paguheshin 4.5 milionë euro të cilat Z-Mobile i kishte shpenzuar gjatë procesin gjyqësor në Arbitrazh.
Pasi u pagua kjo shumë, gjithçka tjetër ra poshtë dhe Devolli vendosi që përmes Gjykatës në Prishtinë të kërkojë nga Telekomi t’i paguheshin 27 milionë eurot, pra të ekzekutohet vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit.
Në vitin 2019 dhe 2020 Blerim Devolli I ka dhënë goditjen e fundit Telekomit duke ia bllokuar llogaritë dhe kërcënuar funksionimin e kësaj ndërmarrje.
Telekomi i Kosovës është kompani publike e transformuar në shoqëri aksionare, në të cilën operon telefonia fikse dhe ajo mobile Vala. Operatori Vala ka mbi 1.2 milion konsumatorë në nivel vendi.
Kjo kompani ka përafërsisht 2400 punonjës, kurse paga mesatare, llogaritet të jetë mbi 730 euro.
Qeveria e Republikës së Kosovës është pronare e 100 për qind të aksioneve të Telekomit të Kosovës.
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...
Sarës dhe Drilonit i vjen një dron, ata përqafohen