Sot në fshatin Poterq në Klinë rreth orës 11:00 është paraparë të mbahet shënimi i festes se komunitetit serb “SV TROJIC”, në këtë manifestim kanë marrë pjesë rreth 50 qytetarë të komunitetit serb.
Në shenjë proteste në vendin ku është paraparë të mbahet tubimi janë tubuar rreth 50-60 qytetarë shqiptar dhe rreth 55 automjete të ndryshme.
“Policia e Kosovës duke u bazuar në planin e hartuar ka marrë të gjitha masat e nevojshme që qytetarëve tu mundësohet shënimi i festës se tyre. Gjatë ceremonisë rreth orës 13:08 nga protestuesit është lënduar një qytetar serb R.K.1995 me banim ne serbi, i njëjti është dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal në Pejë për trajtim mjekësor, sipas ekipit mjekësor gjendja e tij është stabile”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Policia është duke zhvilluar hetime intensive për arrestimin e të dyshuarit i cili e ka lënduar qytetarin e lartë cekur.
Qytetarët serb të cilët pas përfundimit të festës rreth orës 13:50 janë shpërnda ne drejtim të qytetit të Pejës nën përcjellje të Policisë së Kosovës.
Pas përfundimit të festës se qytetarëve serb edhe protestuesit në mënyre të qetë janë shpërndarë.
Nga protestuesit është identifikuar një person L.B. serb 1965, si i dyshuar në masakrën e 29.03.1999 në fsh.Poterq, i njëjti është shoqëruar dhe gjendet ne objektet e Policisë s Kosovës për verifikim të mëtutjeshëm.
https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/1610576089040065/
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...