Google ADS

Detaje të reja rreth vdekjes së 25 vjeçares në Prishtinë, gjendet një pistoletë

10:03 | 30 Qershor 2022
E.H

Është gjetur pa shenja jete një grua dje në Prishtinë, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Sipas Policisë, njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes ku si provë materiale është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një gëzhojë dhe dy fishekë, dhe është konfirmuar vdekja e viktimës

Trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.

“Prishtinë 29.06.2022-NN. Një femër kosovare, ka raportuar se në dhomë kishte gjetur pa shenja jete viktimen femër kosovare. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vdekja e viktimës. Si provë materiale është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një gëzhojë dhe dy fishekë. Me Vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin e PK./arbresh.info/

LEXO MË SHUMË:https://www.arbresh.info/lajmet/gjendet-pa-shenja-jete-nje-25-vjecare-ne-prishtine-dyshohet-per-vetevrasje/?fbclid=IwAR0s2R0uL8ESIDMS5LP1fJXdLIP1OCJU8sQLoFKdDUK1QoJ4-hFrqjJQW0E

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme