Detaje të reja për zbardhjen e vrasjes së Oliver Ivanoviqit

19:54 | 16 Janar 2018
M. A.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni ka thënë se policia është duke bërë gjithçka që rasti i vrasjes së Oliver Ivanoviqit të zbardhet sa më shpejtë. Ai në një konference për media ka thënë se policia ka gjetur pronarin e veturës së djegur në veri pas vrasjes së Ivanoviqit.

“Që nga momenti i informimit për gjetjen e një trupi pa ndenja, policia është përfshirë në rast dhe ka ndërmarr të gjitha hetimet e nevojshme së bashku me prokurorinë. Duke vlerësuar se ky incident është i karakterit të profilizuar meqenëse kemi të bëjmë më një politikan kemi kërkuar që me rastin të merret policia e specializuar. Për shkak të natyrës së hetimit nuk mund të japim më shumë detaje, po policia do të bëjë gjithçka që mundet për të zbardhur këtë rast”, tha Maxhuni.

Maxhuni ka njoftuar se policia ka siguruar tani pronarin e veturës së djegur në veri pas vrasjes së Ivanoviqit.

“Çdo automjet që lëviz është i obliguar të ketë targa, kjo veturë ka qenë pa targa por në shumë shpejtë kemi arritur të kemi në dispozicion informatat e nevojshme për pronësinë e veturës, ende nuk mund të japim më shumë detaje, por na mjaftojnë që të gjurmojmë edhe më shumë për pronarin veturës”, shtoi Maxhuni.

Maxhuni ka theksuar se me punën momentale që po kryen policia, shumë shpejtë do të zbardhet rasti./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme