Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të jetë tema qendrore e takimit të 6 qershorit ndërmjet kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, që do të zhvillohet javën e ardhshme në Berlin. Në këtë takim Merkel dhe Haradinaj, do të shkëmbejnë ide të cilat ndërlidhen me vazhdimësinë e dialogut në Samitin e Parisit që do të mbahet me 1 korrik të këtij viti.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, javën që po vjen do të udhëtojë për në Gjermani, ku do të takohet me 6 qershor në Berlin me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express nga zyra e kancelares gjermane, kanë treguar se Merkel do të takohet me Haradinajn në orën 11:00 të enjten e javës që po vjen në objektin e Kancelarisë Federale.
“Të enjten në orën 11:00, kancelarja do të mirëpresë kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinajn, në Kancelarinë Federale”, ka thënë për Express, zëdhënësja e Qeverisë Gjermane, Martina Fietz.
Tema kryesore e këtij takimi do të jetë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërkohë do të diskutohet edhe për raportet dypalëshe Kosovë-Gjermani.
“Ky takim pune do të përqendrohet në raportet dypalëshe dhe çështjet e politikës së jashtme, në veçanti për raportet mes Serbisë dhe Kosovës”, ka shtuar ajo.
Ndërkohë Fietz për Gazetën Express ka treguar se pas këtij takimi, nuk është planifikuar që Merkel dhe Haradinaj të flasin para gazetarëve.
“ Do të ketë vetëm një paraqitje sa për fotografi, por konferencë për media nuk është planifikuar”, ka shtuar ajo.
Ajo ka thënë se ky takim në Berlin do të jetë një mundësi e mirë për të shkëmbyer idetë, në prag të Samitit të Parisit.
E pyetur rreth zhvillimeve në veri të Kosovës dhe kërcënimeve të Vuçiqit, zëdhënësja e Merkelit ka thënë se janë në dijeni për ngjarjet e fundit, duke bërë thirrje drejt Serbisë dhe Kosovës që të ruajnë qetësinë dhe të punojnë që situata të mos eskalojë.
“Më lejoni t’iu them se po ndjekim nga afër ngjarjet në Kosovë dhe reagimet në Serbi. Dhe ambasadori gjerman në Prishtinë është në kontakt të vazhdueshëm me qeverinë Kosovës dhe me prezencën ndërkombëtare qe kemi atje. Ne presim që qeveritë e dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë të punojnë drejt moderimit, dhe de-eskalimit të situatës. Ky është pozicioni ynë aktual lidhur me këtë çështje”, ka thënë ajo.
Ky takim ndërmjet kryeministrit Haradinaj dhe kancelares Merkel, vjen pas Samitit të Berlinit, që u mbajt në fund të muajit Prill, në të cilin Prishtina dhe Beogrdi u pajtuan për të vazhduar në Francë përpjekjet për të rinisur dialogun.
Samiti në Paris do të vazhdojë pa idenë e korrigjimi të kufijve në tavolinë, pasi një nismë e tillë për lëvizjen e kufijve në Ballkan u shua në Berlin.
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...
Rama: Plan strategjik për integrimin në BE, negociatat i mby...
Një 38-vjeçar në Prizren hedhet nga ballkoni i shtëpisë, pës...