Policia e Kosovës ka bërë të ditur të shtunën se ka arrestuar një person të dyshuar lidhje me vrasjen e mbrëmshme në Klinë.
Sipas njoftimit, me urdhër të gjyqtarit janë bastisur katër shtëpi, derisa në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar tetë armë të llojeve të ndryshme.
“Në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë ne Pejë, gjithashtu prokurori i shtetit dhe Gjyqtari i procedurës paraprake, nga Gjykata themelore ne Pejë, me urdhër të gjyqtarit janë kontrolluar/bastisur katër (4) lokacione (shtëpi), në tri (3) nga to nuk është gjetur asgjë e jashtëligjshme, ndërsa në shtëpinë e te dyshuarit: A.N., lindur me 1967, janë gjetur dhe sekuestruar, tetë (8) armë të llojeve të ndryshme, karikator dhe municion”, thuhet në njoftimin e policisë së Pejës.
I dyshuari pas intervistimit me urdhër te Prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48-orësh./arbresh.info/
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...