Me nderime të larta dhe ceremoni shtetërore, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf . Fillimisht, dy liderët u takuan vetëm, pastaj vazhduan takimin me dy delegacionet.
Kryeministri Kurti e falënderoi dhe shprehu kënaqësinë që për herë të parë në 14 vitet e pavarësisë së Kosovës një kancelar gjerman vizitoi Qeverinë dhe popullin e Kosovës, shkruan arbresh.info.
Përveçse vizitë historike, kryeministri Kurti tha se kancelari erdhi në Kosovë në një moment vendimtar për Evropën dhe për rajonin.
Ai rikujtoi 10 qershorin e para 23 vjetëve, kur mbështetja e fortë e Gjermanisë dhe 18 vendeve të tjera anëtare të NATO-s solli çlirimin e vendit tonë nga një regjim vrasës që kryente gjenocid. Për këtë solidaritet, kryeministri Kurti tha se ishim dhe mbetemi përjetë mirënjohës.
Biseduan për marrëdhëniet shumë të mira bilaterale ndërmjet dy vendeve që janë të lidhura me vlera të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë dhe me mërgatën e madhe të Kosovës që jeton në Gjermani.
Kryeministri Kurti e siguroi kancelarin se Kosova dhe qeveria janë një partner i besueshëm dhe konstruktiv, veçanërisht në çështjet e dialogut të vazhdueshëm me Beogradin. Përkundër pengesave që na paraqiten për progres në dialog ne me mirëbesim i çojmë përpara iniciativat që Serbia i bllokon shpesh, tha kryeministri Kurti.
Ai kërkoi nga Kancelari mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ndërkaq, duke vërë theksin te rëndësia dhe nevoja urgjente për anëtarësimin e Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s, kryeministri tha se mirëpret rolin vendimtar të Gjermanisë në mbështetje të aplikimit.
Sa i përket bashkëpunimit rajonal, kryeministri tha se Qeveria e Kosovës nuk mbështetë nisma rajonale ku nuk është i përfshirë Bashkimi Evropian. Ai ritheksoi mbështetjen për Procesin e Berlinit dhe u shpreh mirënjohës për përkushtimin e Kancelarit për të rifilluar këtë proces me një dinamikë të re.
Kancelari Scholz nënvizoi përkrahjen e qartë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, në bashkërendim të vazhdueshëm përgjatë procesit. Ai inkurajoi kryeministrin për progres në dialogun me Serbinë dhe theksoi përkrahjen dhe përkushtimin e Gjermanisë deri në arritjen e një marrëveshjeje që do ta rregullonte edhe njohjen e ndërsjellë mes dy vendeve./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...