Deri më tani janë numëruar rreth 50 përqind e votave me kusht në Qendrën e Numërimit të Rezultateve dhe pritet që nesër të përfundoj procesi i numërimit të këtyre votave që janë rrethe 25 mijë vota me kusht të konfirmuara nga zgjedhjet e 11 qershorit.
Koordinatori i QNR-së Burim Ahmetaj për KosovaPress tha se janë në procesin e numërimit të votave me kusht dhe deri më tani kanë arritur deri te komuna e gjashtëmbëdhjetë, që nënkupton komuna e Rahovecit është në proces e sipër të numërimit. Sipas tij, janë edhe komunat e mëdha siç janë Peja, Podujeva, Prizreni, Prishtina dhe Ferizaj, të cilat konsiderohen komunat e mëdha me vota me kusht.
Mirëpo, Ahmetaj, tha se me këtë dinamikë do të mund shumë shpejt të përfundohet dhe të përmbyllet procesi i numërimit të votave me kusht.
“Shpresojmë që nesër ta gjithë këtë proces edhe pse numri më I madh I votave me kusht është në komunat e mëdha, mirëpo pavërisht prej kësaj ne do të punojmë me dy ndrrime sonte deri në orën 24:00 dhe nesër në mënyrë që ta kemi procesin të kompletuar… Pra, me këtë dinamikë nesër do ta kemi procesin të përfunduar”, tha Ahmetaj.
Ndonëse, numër i votave të pavlefshme në procesin rregull të votimit ka që 52 mijë, kjo dukuri e votave të dëmtuara është shfaqur edhe në votat me kusht.
Sipas, Ahmetajt vota të pavlefshme ka edhe në fletëvotimet me kush, sipas tij, shkalla e pavlefshmërisë është një numër i konsideruar, ku ka edhe fletëvotime të dëmtuara qëllimisht.
“Nuk mund të themi se kemi numër të madh të fletëvotimeve të pavlefshme, mirëpo një numër I konsideruar është… fletëvotime të dëmtuara me qëllim ka, dhe është një numër I tyre I dëmtuar qëllimisht, të cilat sigurisht se do ta shpallen të pavlefshme”, tha ai.
Ai tha se KQZ do ta formoi një Komision, do t’i shqyrtoi dhe analizoi të gjitha këto raste të pavlefshmërisë dhe numrit të madh të votave të pavlefshme. Ai tha se duhet me pasur edukim të votueseve në të ardhmen për procedurën e votimit, që do ta zbriste numrin e votave të pavlefshme./arbresh.info/
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg