Google ADS

Detaje të reja lidhur me vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë

22:23 | 10 Mars 2018
Arbresh.info

Gjykata Themelore në Gjakovë iu ka shqiptuar një muaj paraburgim dy të dyshuarve për vrasjen e vëllezërve Shani e Bahri Malokut, të cilët u vranë të enjten pas mesnate me armë zjarri në Plloqicë të Malishevës.

Prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Agron Matjani për Indeksonline ka thënë se ekzistojnë prova të cilat dëshmojnë se dy të dyshuarit janë të involvuar në rastin.

Matjani theksuar se dy të dyshuarit, Blerim dhe Besim Maloku janë marr në pyetje për rastin, por ata e kundërshtuar se nuk kanë gisht në të.

“Blerim dhe Besim Maloku janë tashmë në paraburgim. Këta nuk kanë pasur avokat, por policia zyrtarisht u ka caktuar avokatët e tyre të cilët do t’i mbrojnë ata. Agim Muhaxheri është për Besimin ndërsa për Blerimin është avokati Maksuti. Të dyshuarit janë marrë në pyetje. Por e kanë kundërshtuar që ata i kanë vrarë vëllezërit Maloku me faktin se janë të afërm, kushëri të katër me gjak dhe nuk e pranojnë asgjë. Gjykata i ka dhënë paraburgim sepse ka prova, janë disa dëshmitarë që kanë fol dhe kanë treguar se të dyshuarit janë të involuvuar në rast. Hetimet janë duke vazhduar, gjykata u ka caktuar një muaj paraburgim” ka thënë Matjani për Indeksonline.

Vëllezërit Maloku janë vrarë në përpjekje për të parandaluar vjedhjen e bagëtive në oborrin e tyre.

Banorët e Plloqicës kanë thënë për Indeksonline se në këtë fshat edhe javën e kaluar kishte ndodhur një vjedhje e veturës, ndërsa mbrëmë hajnat deshën të vjedhin lopët e familjes Maloku.

Të dy vëllezërit Maloku të vrarë kanë qenë të martuar. Shaniu ka lënë gruan me katër fëmijë, ndërsa Bahriu ka lënë gruan dhe dy fëmijë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme