Mëngjesin e ditës së sotme hajnat kanë thyer një bankë në rrugën më të frekuentuar në Prishtinë “Rruga B”, në lagjen “Mat”.
Një punëtor i BKT-së, për arbresh.info, bënë të ditur se hajnat nuk kanë mundur të vjedhin ndonjë shumë të parave, shkruan arbresh.info.
Ai ka thënë se ky moment i vjedhjes nga hajnat është kapur vetëm nga kamerat e sigurisë e nuk ka pasur sigurim fizik aty.
“Tek ky shpërthim hajnat nuk kanë vjedhur asnjë parë. E këtu nuk ka pas nevojë për sigurim fizik se në këtë pikë nuk kemi pasur asnjëherë sepse i kemi kamerat e sigurisë për të vëzhguar”, ka thënë ky punonjës i BKT-së.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka konfirmuar se nga shpërthimi dhe të shtënat me armë gjatë vjedhjes në bankën BKT nuk ka të lënduar.
“Sot rreth orës 05:30, kemi pranuar informatën për një shpërthim në rrugën “B” në Prishtinë Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor, dyshohet se një grabitje është realizuar duke dëmtuar një bankomat të një banke, me një mjet shpërthyes (eksploziv), nga disa persona të dyshuar të cilët në ikje e sipër kanë shtënë edhe me armë zjarri në drejtim të një personi (roje). Nuk raportohet për persona të lënduar”, thotë për arbresh.info zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Derisa ekzaminimi po vazhdon në vendngjarje, hetuesit policor janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar./arbresh.info
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh