Bashkësia Islame e Kosovës, sikurse herëve të tjera, edhe këtë vit, me rastin e Kurban Bajramit, do të bëjë organizimin e therjes së kurbaneve.
Sekretari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu, bën të ditur se për këtë vit çmimi i një kurbani është përcaktuar 120 euro.
“Bashkësia Islame si gjithmonë edhe këtë vit i ka bërë parapërgatitjet e duhura për festën e Kurban Bajramit nëpër të gjitha Xhamit e Kosovës. Festa e Kurban Bajramit karakterizohet me kryerjen e haxhit dhe me prerjen e Kurbaneve. Edhe këtë vit Bashkësia Islame e Kosovës, organizon grumbullimin dhe prerjen e kurbaneve, çmimi edhe këtë vit është 120 euro për një kurban”, thotë ai.
Sadriu thotë se për këtë Kurban Bajram synojnë të grumbullojnë më shumë kurban, se sa vitin e kaluar, ndërsa shpjegon se një pjesë të tyre detyrohen t’i therin jashtë Kosovës.
“90% janë që vijnë brenda Kosovës dhe një pjesë vjen edhe nga diaspora që i porositin kurbanet, edhe këtë vit presim që numri do të jetë i konsiderueshëm. Vitin e kaluar kemi prerë afër 9000 mijë kurban që kanë ardhur në Bashkësinë Islame të cilin pastaj ne këtë mish e kemi shpërndarë nëpër institucione të ndryshme në Kosovë ku ka nevojë. Edhe këtë vit besoj se numri do të jetë i njëjtë por ndoshta edhe më i lart tu e pas parasysh se vjet e kemi pasur pandeminë, e këtë vit situata është më e lehtë dhe presim që numri të jetë edhe më i madh”, thotë ai.
Ai thotë se asnjë kompani kosovare nuk ka kapacitet të merr një përgjegjësi të tillë.
Sadriu thotë se në mungesë të këtyre kushteve janë detyruar që një pjesë të madhe të kurbaneve t’i therin në kompaninë “Kosova Farm” në Hungari, e cila sipas tij ka kapacitete të mjaftueshme për therjen dhe përpunimin e mishit.
“Ne paraprakisht i kemi ndërmarr të gjithë përgatitjet për therjen e kurbaneve, ne Kemi shpallë tenderë dhe kemi pranuar oferta dhe nga brenda edhe nga jashtë. Fatkeqësisht Kosova nuk e ka atë kapacitet që ta merr një përgjegjësi të tillë. Ne edhe këtë vit një pjesë të Kurbaneve do ti therim në Kosovë dhe një pjesë në Hungari që është një kompani kosovare “Kosova Farm” e cila e ka marrë përsipër”, thotë ai.
Sipas tij, këtë vit pritet që të bëhet falja e bajramit nëpër të gjitha Xhamitë e Kosovës.
“Sipas ti gjitha gjasave ketë vit do te kemi organizimin e faljes së bajramit nëpër të gjitha xhamit e Kosovës, do të kemi manifestimin qendror këtu në Prishtinë siç e realizojmë, dhe sipas të gjitha gjasave do te kemi edhe pritje siç kemi pasur më herët për urimin e bajramit që vijnë nga institucione të ndryshme”, thotë ai.
Tutje Sadriu tregon edhe simboliken e festës së Kurban Bajramit.
“Kurbani është sakrificë, as gjaku as mishi nuk mbërrin tek zoti por mbërrin sakrifica që bëjmë. Është simbolik e sakrificës por qëllimi më këtë është që me këtë sakrificë që bëjmë në emër te zotit për zotin, ne ketë mish e shpërndajmë dhe i ndihmojmë familjet nevojtare që ta kalojnë sa më lehtë këtë festë”, thotë ai.
Ahmeti shpjegon se interesimi i besimtarëve për të ther kurban përmes institucionit të BIK-ut është rritur dukshëm, ndërsa thotë se mishin e shpërndajnë tek institucionet e ndryshme, por edhe te familjet skamnore.
Kurban Bajrami është më 20 korrik , kësaj feste i paraprinë haxhi, njëri ndër pesë kushtet e fesë islame.
Ndërsa, sikurse herëve tjera, edhe këtë vit qytetarë të besimit islam për festen e Kurban Bajramit do të vazhdojnë therjen e kurbaneve.
Ata shprehen se këtë e bëjnë çdo vit në emër të zotit apo për ndonjë familjar./arbresh.info/
Panairi i Librit ul siparin, Tom Kuka shpallet autori më i m...
“Kam bërë tetë transfuzion gjaku dhe kam humbur 11 kg” – Tys...
Leo thotë se tek Lela e gjen qetësinë, Gjesti i bën pyetjen ...
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...