Në Nju Jork të SHBA është vrarë me armë zjarri një i ri shqiptar. Viktima është Grei Frashëri, 23 vjeç, i cili është ekzekutuar me armë në rrugën 93, në Bay Ridge, Bruklin të premten, por policia ka njoftuar vetëm sot pasi e ka identifikuar trupin e pajetë.
“Ishte gjithmonë një shtyllë mbështetjeje për miqtë e tij, me një buzëqeshje të këndshme dhe një qëndrim të kujdesshëm”, shkruan kushëriri i tij, Rifat Sokoli në Facebook, raportojnë mediat shqiptare.
Ndërkohë policia sqaron se në vendin e ngjarjes u gjetën disa gëzhoja ndërsa tre makina u panë duke u larguar me shpejtësi.
Mediat amerikane shkruajnë se një agjent sekret jashtë orarit zyrtar të punës është përpjekur t’i shpëtojë jetën 23 vjeçarit shqiptar, por nuk ia ka dalë, përcjell albinfo.ch.
“Një, dy, tre, katër të shtëna”, tha një dëshmitar i tmerruar. “Disa sekonda, më pas një tjetër e shtënë”, shtoi ai.
Sipas mediave ka qenë një burrë i moshës së mesme që e goditi Grei Frashërin disa herë me armë në gjoks pas një debati.
“Një agjent i Shërbimit Sekret jashtë detyrës, i dha ndihmën e parë viktimës pas të shtënave. Reagimi i tij ishte i duhuri dhe ai duhet të përgëzohet”, tha Michael Seremetis, agjent policie që po heton vrasjen e 23-vjeçarit shqiptar.
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët
Hamza shpreh mirënjohje për gazetarët: Një media e lirë ësht...
Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë ...
KOSTT: Nuk ka mungesë të energjisë elektrike, ka vetëm ngark...
Gjendet pa shenja jetë një grua në Shtërpcë