Një 17 vjeçar ka humbur jetën në vendin e punës sot në mesditë.
Rasti ka ndodhur në fabrikën e stiroporit “SatStyro” në fshatin Mushnikovë të Prizrenit, rrugës për Prevallë.
Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar edhe Hazir Berisha, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit. Fillimisht nga Policia ishte thënë se i riu ka qenë 16 vjeçar, por më pas është konfirmuar nga ata se i njëjti ka qenë një vit më i madh.
“Askush akoma nuk është arrestuar për këtë rast”, ka thënë Berisha.
Klan Kosova ka kontaktuar edhe kompaninë në fjalë, por ata nuk kanë dashur të flasin për këtë rast, duke thënë se “për gjithçka kontaktojeni Policinë”.
17 vjeçari nga fshati Lubizhë nuk dihet nëse ka pasur kontratë të punës në këtë fabrikë, njofton Klan Kosova.
Sipas Nenit 7, pikës 2 të Ligji i Punës në Kosovë: “Marrëdhënia e punës mund të themelohet edhe me personat në mes të moshës pesëmbëdhjetë (15) deri në tetëmbëdhjetë (18) vjeç, të cilët mund të punësohen për punë të lehta që nuk paraqesin rrezik për shëndetin ose zhvillimin e tyre dhe nëse ajo punë nuk është e ndaluar me ndonjë ligj ose akt nënligjor”.
Nga kompania “SatStyro”, ku edhe ka humbur jetën 17 vjeçari nuk kanë pranuar të flasin për atë se çfarë pune ka bërë ky i ri.
Megjithatë është bërë e ditur se vdekja ka qenë aksidentale dhe gjatë punës me makinën e stiroporit viktimës i janë shkaktuar plagë vdekjeprurëse.
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...