Detaje nga plagosja në Gjakovë, njëri ishte vetëm kalimtar rasti

09:49 | 11 Gusht 2021
arbresh.info

Policia e Kosovës ka bërë të ditura detaje në lidhje me plagosjen në Gjakovë pasditen e së martës.

Sipas policisë, njëri prej të plagosurve ishte vetëm kalimtar rasti.

I dyshuari gjendet ende në arrati.

TENTIM VRASJE & ARMËMBAJTJE PA LEJE

Gjakovë, 10.08.2021-19:37. Është raportuar se pas  një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar , ku gjatë të shtënave është plagosur edhe një kalimtar rasti viktimë mashkull kosovar. Njëri prej tyre është dërguar në QKUK ndërsa viktima tjetër pasi trajtimit mjekësor është liruar. I dyshuari gjendet në arrati dhe në kërkim policor. Rasti vazhdon të hetohet./arbresh.info/

Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, dy të plagosur

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme