Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 142-të me radhë.
Sipas një komunikate nga Zyra e Kryeministrit, bëhet e ditur se në mbledhjen e zhvilluar Qeveria ka miratuar këto vendime:
-Opinionin pozitiv lidhur me Nismën Legjislative “Projektligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës”.
-Programin për Zyrën për Çështje të Komuniteteve. Qëllimi i Programit për Zyrën për Çështje të Komuniteteve është mbështetja financiare dhe promovimi i të drejtave dhe interesave të komuniteteve jo-shumicë në Republikën e Kosovës.
-Projekt-udhëzimin Administrativ për Trajtimin Mjekësor dhe Psikologjik, të Fëmijës Viktimë e Abuzimit, për t’i Ndihmuar në Rehabilitim dhe për t’u ri Integruar në Shoqëri. Me këtë Projekt-udhëzim administrativ janë përcaktuar përgjegjësitë e institucioneve dhe të personave fizik e juridik, të cilët punojnë me fëmijën dhe për fëmijën, e të cilët kanë përgjegjësi për mbrojtjen dhe trajtimin e fëmijës viktimë e abuzimit.
-Themelimin dhe përbërjen e Komisionit ad-hoc për shqyrtimin e ankesave në procesin e rekrutimit të kandidatëve për Komisionin e Autoritetit të Konkurrencës, si në vijim:
1. Agron GASHI, Koordinator i Zyrës Ligjore në Zyrën e Kryeministrit, Kryesues;
2. Fidaim SPAHIU, Analist për Buxhet në Njësinë për Monitorim të Ndërmarrjeve Publike/Ministria e Ekonomisë, Anëtar;
3. Shkurte KRASNIQI, Udhëheqëse e Divizionit për Rregullim më të Mirë, Sekretariati Koordinues i Qeverisë në Zyrën e Kryeministrit, Anëtare.
-Vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për Institucionet e Administratës Shtetërore për Grupin: Specialist i Përgjithshëm i Shkencave Politike, Grupi Nr.8, që ka mandat dy vjeçar, me këtë përbërje:
1. Shqipe Abdullahu, Zyrtare në DMZP/MPB, kryesuese;
2. Lirie Berisha, Drejtore e Departamentit, MPJD, anëtare;
3. Vigan Berisha, Udhëheqës i NMBNJ/MPJD anëtar;
4. Besim Berisha, Udhëheqës i Divizionit, MPJD anëtar;
5. Arben Hajrullahu, Universiteti, anëtar;
Zëvendësues të anëtarëve të Komisionit:
1. Zade Kuqi, Zyrtare e Lartë DMZP/MPB;
2. Riza Fazliu, Udhëheqës i Sektorit të Inspektimit, MASHTI;
3. Hamdi Reqica, Udhëheqës i Drejtoratit, MPJD;
4. Mirsada Voca, Udhëheqëse e Divizionit, MPJD;
5. Feim Maliqaj, Organizata të specializuara.
-Ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/64, të datës 25.02.2022 “Për zbatimin nga Republika e Kosovës të vendimeve të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për vendosje të sanksioneve ndaj Federatës Ruse dhe Bjellorusisë, në raport me situatën në Ukrainë”.
-Ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 05/121, të datës 25 janar 2023 për emërimin e anëtarëve të Këshillit drejtues të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve. Sipas vendimit, zëvendësohen dy anëtarë të Këshillit që kanë dhënë dorëheqje nga ky Këshill.
-Vendimin Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i Projektit “Ndërtimi i Parkut Fotovoltaik”.
-Vendimin Preliminar për shpronësime për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik,”, në Komunën e Leposaviqit dhe Komunën e Zubin Potokut.
-Nismën për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me Masat e Sigurisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar. Dy shtetet tona, në qëllim të sigurimit të mbrojtjes ligjore të informacionit të klasifikuar, të ndarë në mënyrë konfidenciale ndërmjet dy vendeve, hyjnë në këtë marrëveshje e cila sot u aprovua.
-Nismën për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë e përfaqësuar nga (GIZ) për “Projektin për Promovimin e Sipërmarrjes”.
-Koncept-dokumentin për Kodin e Komunikimeve Elektronike i cili analizon situatën aktuale në këtë fushë dhe rekomandon hartimin e Ligjit të ri për Komunikimet Elektronike, i cili do të adresojë zhvillimet e reja në këtë fushë. Objektivi i përgjithshëm i këtij Draft Koncept-dokumenti është rritja e konkurrueshmërisë së bizneseve/ndërmarrësve të rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike, në veçanti të bizneseve digjitale.
-Vendimin që t’i rekomandojë Kuvendit të Republikës së Kosovës, të shkarkojë nga anëtari i OSHP-së, znj. Kimete Gashi, e cila ka udhëhequr panelin që ka marrë vendimin e dëmshëm për importin e insulinës në Republikën e Kosovës.
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...