Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka folur sot në telefon me kancelaren gjermane Angela Merkel, mbi marrëdhëniet bilaterale dhe situatën në rajon.
Biseda ishte kryesisht e fokusuar mbi ngërçin në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.
Vuçiq, sipas një deklarate nga kabineti i tij, i tha Merkelit se Serbia është plotësisht e angazhuar në dialogun e zhvilluar me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, me qëllim të sigurimit të stabilitetit në rajon duke arritur një kompromis dhe zgjidhje të pranueshme reciprokisht.
Vuçiq thuhet të ketë falënderuar kancelaren Merkel dhe presidentin Macron për Procesin e Berlnit dhe takimet e zhvilluara.
Siç shton në deklaratën e tij, Vuçiq ka përsëritur se me qëllim të kapërcimit të paqëndrueshmërisë në dialog, Kosova duhet të heqë taksat për mallrat srbe dhe njëherë i kërkoi kancelares Merkel që të vazhdojë rrjedhjen e lirë të mallrave.
“Serbia do të mbetet e angazhuar për politikën e saj të paqes dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor”, citohet të ketë thënë Vuçiq duke i kërkuar kancelares Merkel mbështetjen e Zonës Ekonomike Rajonale.
Thuhet se dy bashkëbiseduesit kanë shprehur kënaqësi për nivelin e lartë të dialogut politik dhe bashkëpunimit ekonomik midis Gjermanisë dhe Serbisë.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç