Detaje nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku mbeti i vdekur një person

09:26 | 27 Qershor 2021
Përparim Bublaku

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për aksidentin e djeshëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku mbeti i vdekur një person.

Sipas policisë i dyshuari për shkaktimin e aksidentit është arrestuar, teksa sipas njoftimit viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes.

I dyshuari me vendim, të prokurorit është dërguar na mbajtje.

Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Autostrada Ibrahim Rugova, KM 47 Duhel- Malishevë, 26.06.2021 – 15:35. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që me automjet kishte goditur viktimën mashkull kosovar, i cili ishte ndalë me veturë në shiritin emergjencë dhe kishte dalë nga vetura. Si pasojë, viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimën është dërguar në IML për obduksion.”

Po ashtu mësohet se personi që humbi jetën ishte N.A., 50 vjeçar nga Bujanoci me banim në Gjilan./arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme