Kanë kaluar pothuajse dy muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve nacionale në vend përderisa vendi vazhdon të mos ketë formim të institucioneve udhëheqëse.
E të enjten e kësaj jave pritet që të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës ku edhe mund të propozohet emri i kandidatit për kryeparlamentar.
E duke analizuar situatën e kaluar politike ishte opozita e cila kishte kundërshtuar në shumë raste vendimet e shumicës së Kuvendit me një mori mënyrash. Madje nuk ishte lënë pa u përdorur edhe gazi lotsjellës.
I kontaktuar nga Indeksonline, Njohësi i Çështjeve të Sigurisë, Burim Ramadani ka theksuar se mungesa e nacionalitetit politik në Kosovë është treguar e pranishme që disa vite me radhë.
“Racionaliteti politik është i domosdoshëm. Shtetet dhe shoqëritë që kalojnë nëpër kriza, investojnë në vendosjen e një racionaliteti të veprimeve politike, në mënyrë që të shmangen situatat konfliktuoze dhe të pashpresa. Mungesa e racionalitetit politik në Kosovë është treguar e pranishme që disa vjet me radhë. Të gjithëve na kujtohen situatat e para pak vitesh kur opozita nuk mjaftohej me metodat parlamentare dhe publike, ndërsa Qeveria tentonte ta shtyp kundërshtimin përmes Policisë. Dialogu nuk ekzistonte dhe synimi i palëve të ndara atëherë në pozitë dhe opozitë ishte thellimi i konfliktit politik, jo zgjidhja institucionale”,ka rikujtuar Ramadani.
Sipas tij tash, ka filluar një periudhë e ndjeshme për Kosovën.
“Kosova është futur në një situatë të re, me premisa serioze të krizës. Nuk besoj se mund të kalohet kjo situatë e fillim-krizës nëse nuk investohet në racionalitet politik. Dhe, kur mungon racionaliteti, sigurisht se asgjë nuk ka dimensione të normalitetit. Megjithëse po flasim për situata hipotetike, nga kjo skenë politike mund të pritet gjithçka. Dhe, asgjë nuk është për t’u habitur në këtë stërkeqje të politikëbërjes në Kosovë. Tashmë disa vjet, është dëshmuar në secilin dimension që sa më i papërgjegjshëm të jesh, aq më fuqishëm mbetesh në skenën politike”,ka shtuar Ramadani.
Gjithashtu sipas tij, është pothuajse e pamundur të shpjegohet zgjedhja apo rizgjedhja e individëve të cilët të vetmin ‘mendim’ e kanë sharjen, çjerrjen, banalitetin, ofendimin, gërdinë, çoroditjen dhe budallakinë.
“Pra, nuk po komentoj për partitë si organizata, por për individë veç e veç. Pra, individëve pa mendim politik, por me aftësi speciale të çoroditjes! Për të tillët, vlen shprehja ‘Bone Zot llugë’, sepse vetëm përmes kësaj mund të fshehin të palarat e veta ndër vite. Të tillët, gazin lotsjellës e kanë për të krijuar situata që u ndihmojnë personalisht për të kamufluar të vërtetën e vet, qoftë kombëtare, qoftë biznesore”,ka thënë Ramadani.
Sipas njohësit Ramadani, destabiliteti politik e dëmton Sigurinë Nacionale të Kosovës, deri në nivel të pariparueshëm.
“Një gjë duhet ta kenë të qartë partitë dhe politikanët: destabiliteti politik e institucional, krizat e njëpasnjëshme dhe veprimet me premisa të dhunës e dëmtojnë Sigurinë Nacionale të Kosovës deri në nivel të pariparueshëm. Pastaj, do të kalojnë vite e vite për të riparuar dimensione të kësaj mungese racionaliteti politik”,ka përfunduar Ramadani./arbresh.info/
Medon Berisha flet pasi është kthyer në një titullar të padi...
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...