Në mungesë kuorumi, ka dështuar zgjedhja e kryesuesit dhe zëvendëskryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) në takimin e 238-të të mbajtur të enjten.
Kjo pasi mungoi anëtarja Jehona Grantolli.
Aktualisht, në pozitën e kryesuesit është Jetish Maloku, kurse pozitën e zëvendëskryesuesit e mban prokurori Veton Shabani.
Më 15 janar 2024, KPK-ja hapi thirrjen publike për kandidimin e anëtarëve të KPK-së, për pozitën e kryesuesit dhe zëvendëskryesuesit.
Burime të “Betimi për Drejtësi” bëjnë të ditur se brenda afatit ligjor, kandidaturat për kryesues i kanë paraqitur anëtarët: Veton Shabani, Jehona Grantolli dhe Ardian Hajdaraj.
Ndryshe, sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), KPK që nga 18 janari 2021 udhëhiqet nga Jetish Maloku, i cili është zgjedhur në mënyrë të kundërligjshme në këtë pozitë. Pozitën e anëtarit në KPK, Maloku e ka mbajtur gjatë viteve 2011-2015. Ligji për KPK-në, i cili aktualisht është në fuqi ka përcaktuar qartë se anëtarët e Këshillit qëndrojnë në detyrë për një mandat pesëvjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje. Ky përcaktim i dhënë në këtë dispozitë, pamundëson dhe ndalon që anëtarë të KPK-së të rizgjidhen kandidatët që paraprakisht kanë ushtruar këtë funksion.
Kujtojmë, që Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me anë të një reagimi më 21 tetor 2020, kishte theksuar se nominimi i prokurorit Jetish Maloku, për anëtar të KPK-së ishte i kundërligjshëm, pasi ai këtë pozitë e ka mbajtur edhe më herët.
Sipas IKD-së, fakti se Maloku nuk ishte zgjedhur si anëtar i KPK-së sipas ligjit aktual, por është zgjedhur sipas ligjit të asaj kohe, nuk i jep të drejtë që të rizgjedhet në pozitën e anëtarit të KPK-së. Më tej, në këtë reagim është thënë se kandidatura e Malokut është në kundërshtim të hapur me Ligjin Nr.06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, i cili ka hyrë në fuqi më 15 prill 2019. Neni 12.1 i këtij ligji specifikon se “Anëtarët e Këshillit qëndrojnë në detyrë për një mandat pesë vjeçar, pa të drejtë rizgjedhje”.
Sipas IKD-së, kjo dispozitë ligjore ka përcaktuar se një prokuror ka të drejtë të jetë vetëm një mandat si anëtar i KPK-së dhe i njëjti nuk mund të rizgjidhet përsëri në këtë pozitë. Qëllimi i këtij neni është që përbërja e KPK-së të ripërtërihet vazhdimisht dhe jo që anëtarët paraprak të zgjedhen përsëri anëtarë në KPK.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...