Asnjëri prej kandidatëve për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese nuk kanë arritur të sigurojnë votat e mjaftueshme për të marrë këtë pozitë.
Në raundin e tretë të votimit, 49 deputetë kanë votuar për Vigan Qorrollin kurse 38 për kundërkandidatin e tij Haxhi Xhemajlin.
Nga tre kandidatë sa ishin, Vigan Qorrolli mori 50 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës në raundin e parë të votimit për gjykatës të Gjykatës Kushtetuese. Dy kundërkandidatët e tij, Hilmi Jashari dhe Haxhi Xhemajli morën nga 18 vota.
Në raundin e dytë të votimit, Haxhi Xhemajli mori 44 ndërsa Hilmi Jashari 29 vota.
Rikujtojmë se Visar Morina, që qe njëri nga 11 kandidatët që kishte aplikuar për gjykatës të Gjykatës Kushtetuese, është tërhequr në fund nga procesi, ndonëse kishte marrë vlerësimin si një nga 4 më të mirët./arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...