Ka dështuar zgjedhje e dy anëtarëve për Komisionin për Ndihmë Shtetërore, si shkak do të përsëritet konkursi përsëri raporton arbresh.info.
Komisionit votues pas votimit të fshehtë për zgjedhjen e dy anëtarëve për Ndihmë Shtetërore konstaton se në votim kanë marr pjesë 78 deputet, të vlefshme janë 31 fletë votime. Ndërsa kandidatët Ardian Hoti mori 17 vota, Fatlume Jaha 21 vota, Shkodran Jahaj 18 vota dhe Vlora Haziri 20 vota.
Sipas këtij rezultati asnjëri kandidatë nuk ka arritur të fitoj votat e mjaftueshme për ta konkluduar këtë përzgjedhje.
Ndërkaq deputetja e LDK-SË, Hykmete Bajrami, kërkoi falje pasi që para votimit ka ngatërruar renditjen e emrave të propozuara nga kompania britanike BDO.
“ Unë e mora fjalën për të kërkua sinqerisht falje sepse gjatë leximit të raportit para se të hyjmë në votim gabimisht kamë thënë emrat e dy kandidatëve të cilët i ka propozuar kompania britanike BDO, d.m.th kam thënë Ardian Hoti dhe Fatlume Jaha, ndërkohë që emrat e kaluar nga kompania britanike janë Ardian Hoti dhe Shkodran Manaj, shpresoj që ky gabim nuk ka ndiku në procesin e votimit”, tha Bajrami./arbresh.info/
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’