Takimi në mes të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dështuar të mbahet këtë të martë.
Në këtë takim është pritur të diskutohet për zhvillimet e fundit në vend dhe për draft Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Ky takim thuhet se nuk është mbajtur, kjo pasi Osmani nuk e ka respektuar orarin e përcaktuar.
Kështu tha në një deklaratë për Arbresh.info, zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.
“Po dje e kishim një vullnet të mirë për të biseduar me Presidenten Osmani për çështjet me rëndësi për vendin, veçanërisht për draft-statutin e Asociacionit. Kryetari Ramush Haradinaj si dhe Sekretari i Përgjithshëm Muharrem Nitaj ishin në Presidencë në orarin e përcaktuar nga Presidentja Osmani, por fatkeqësisht Presidentja nuk respektoi orarin e caktuar nga vetë ajo dhe për këtë arsye takimi nuk është realizuar”, tha Xhemaili./Arbresh.info
LEXO EDHE:
“Të buzëqeshur”, Osmani pret në takim Abdixhikun, flasin për draft-statutin e Asociacionit
Pesë persona të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Fe...
Sfidë e zbehtë dhe pa gola në “Air Albania”, Shqipëria dhe Ç...
Arta Nitaj bëhet nënë
Xheneta, Gjestit: Nuk më intereson edhe nëse ke pasur diçka ...
Përfshihet nga flakët vendi i depozitimit të mbetjeve në Vlo...
SHBA përgatit transferimin e pushtetit; Mekanizmi i ka fille...